Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump: Hillary Clinton, themeluesja e Shtetit Islamik

Donald Trump: Hillary Clinton, themeluesja e Shtetit Islamik
August 04
13:33 2016

Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Trump, duket se është përpjekur të zhvendosë vëmendjen nga trazirat e shkaktuara gjatë fushatës, duke e akuzuar kandidaten demokrate Hillary Clinton si themeluese të Shtetit Islamik.

Gjatë tubimit në Daytona Beach, në Florida, manjati doli për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara në kohën kur rivalja e tij ishte sekretare e Shtetit.

Ai listoi gjërat që kishin shkuar keq në vende të tilla si Libia, në Lindjen e Mesme, duke fajësuar Hillary Clinton që ishte  sekretare Shteti në mandatin e parë të Obamës, përcjell Blitz.al. Sipas tij, politika e gabuar e saj shkaktoi krijimin e Shtetit Islamik. “Ishte Hillary Clinton. Ajo duhet të marrë një çmim nga ISIS si themeluese e tij”, – mësohet të ketë thënë Trump. /Blitz.al/

Shperndaje