Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump: “Bëj mjaftueshëm palestër duke lëvizur duart në fjalime…”

Donald Trump: “Bëj mjaftueshëm palestër duke lëvizur duart në fjalime…”
September 15
12:51 2016

Donald Trump, që aktualisht po garon për president të SHBA-ve, ka diskutuar mbi shëndetin, dietën dhe ushtrimin fizik me dr. Mehmet Oz. Gjatë diskutimit, 70-vjeçari ka thënë se fizkultura më e mirë që bën është lëvizja nga gjestet me duar që bën gjatë fjalimeve.

Megjithatë ai ka thënë gjithashtu se ka dëshirë që të humbë disa kile, por kjo është shumë e vështirë pasi atij i shijon shumë ushqimi i shpejtë. “Unë ndihem sikur të jem 30 vjeç, ndaj dhe nuk ia kam ndjerë nevojën palestrës. Kur je një person që jep fjalime për 25,000 veta duke ulëritur dhe lëvizur sa andej-këndej për ta bërë Amerikën një vend më të mirë, nuk ke nevojë për palestër sepse kështu humb shumë energji”, – ka përfunduar Trump. /Blitz.al/

Shperndaje