Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Lu takim me Berishën. Ja çfarë u diskutua

Donald Lu takim me Berishën. Ja çfarë u diskutua
April 22
16:23 2016

Një ditë pas deklaratës mjaft të diskutuar të ish-kryeministrit Berisha, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të armatosen, ambasadori  amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me deputetin demokrat.

Zëdhënësja e Berishës ka thënë se në takim është diskutuar rreth reformës në drejtësi dhe ecurisë së saj.

Takimi mes tyre ka zgjatur për disa minuta e më pas Donald Lu ka shkuar drejt selisë së Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Për më shumë kjo ka qenë deklarata e plotë e zëdhënëses së Berishës :

“Në këtë takim, zoti Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për reformën në drejtësi, si një proces jetik për shtetin ligjor në Shqipëri. Në takim u diskutua gjerësisht mbi lidhjet e politikës me krimin në tërësi dhe lidhjet direkte të bandës së Emiljano Shullazit me drejtues të policisë, qeverisë dhe institucioneve të tjera si dhe krimet e tij të shëmtuara. Biseda ishte e hapur dhe kaloi në mirëkuptim të plotë”.

Shperndaje