Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Lu: “Politikanët tuaj të korruptuar po e luftojnë reformën”

Donald Lu: “Politikanët tuaj të korruptuar po e luftojnë reformën”
December 05
14:00 2016

Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur me akuza të forta ndaj sistemit politik e atij gjyqësor, si dhe ndaj politikanëve dhe gjyqtarëve të lidhur me krimin që, sipas tij, po përpiqen të pengojnë reformën në drejtësi.

Lu foli në një simpozium të organizuar kundër korrupsionit, ku tha se përballja me reformën në drejtësi ka bërë që disa politikanë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë, të frikësuar nga reforma, të luftojnë reformën në drejtësi, duke sulmuar kështu ambasadoren e BE-së, Vlahutin, referuar përkthimit të raportit dërguar Komisionit të Venecias.

“Reforma do të funksionojë nëse mbështetet nga populli. Nëse ju kërkoni rezultate nga ajo duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krimit të futen në burg, që politikanë të korruptuar nga e majta dhe e djathta të përballen me drejtësinë. Sot shohim që ata janë të frikësuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme”,- tha Lu. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje