Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Lu: Ka përfunduar koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar

Donald Lu: Ka përfunduar koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar
October 04
18:51 2016

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka qenë gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj. Drejtuar atyre, ai u shpreh se shqiptarët presin shumë me miratimin e reformës në drejtësi.

Ai theksoi se reforma në drejtësi shënon fundin e kohës së gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, ndaj magjistratët e rinj duhet të udhëhiqen nga profesionalizmi dhe depolitizimi.

“Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar, sot, është dita juaj. Është momenti që gjykatësit dhe prokurorët e rinj të lënë gjurmë. Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë.”, është shprehur ambasadori Lu.

Më tej, ai u shpreh se ndihet fajtor për disa gjëra në jetën e tij: Kam qenë fajtor për shumë gjëra në jetën time. Këto dy vitet e fundit, kam qenë fajtor për kritikat ndaj integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje