Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dogji 4 makinat për hakmarrje, 23-vjeçarja në Polici: Shkak për ndarjen, nëna e ish-të dashurit

Dogji 4 makinat për hakmarrje, 23-vjeçarja në Polici: Shkak për ndarjen, nëna e ish-të dashurit
April 02
12:28 2016

Shtetësja 23-vjeçare Desara Mançellari u ndalua ditën e sotme nën akuzën e shkatërrimit të pronës private me zjarr. Pas grindjes me një djalë, ajo nuk ngurroi të hakmerrej duke djegur katër makinat në pronësi të të atit të tij.

Fillimisht u tha se shkak ishte bërë një konflikt për motive të dobëta mes saj dhe djalit të shtetasit V. P, 56 vjeç, që dyshohet se ka qenë i dashuri i saj. Veç kësaj, disa burime shprehen se ajo ka qenë e fejuar me djalin e pronarit të makinave të djegura dhe më pas janë ndarë. Thuhet se babai i tij e ka dhunuar Desara Mançellarin, pasi i ka cenuar nderin e familjes.

Ndërkaq në dëshminë e dhënë në polici, ajo nuk e ka mohuar aktin, por ka deklaruar se e ka bërë për hakmarrje pasi ka qenë e lidhur me djalin e pronarit të makinave, me të cilin është ndarë para një jave.

“Për ndarjen tonë ka ndikuar nëna e ish-të dashurit”,-­ ka thënë Desara Mançellari në polici.

Etiketimet
Shperndaje