Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dogji 4 makinat e të dashurit, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burg

Dogji 4 makinat e të dashurit, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burg
December 23
15:48 2016

8 muaj pas ngjarjes, ku 23-vjeçarja Dasara Mançellari dogji 4 makinat e të dashurit të saj, gjykata ka dhënë vendimin duke e dënuar atë me burg.

Gjykata ka vendosur 3 vjet e 6 muaj burg për të, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi që ajo do të kryejë do të jetë 2 vjet e 4 muaj burg.

Vepra penale për të cilën akuzohej e reja ishte “shkatërrim i pronës me zjarr”.

Ngjarja ka ndodhur më datë 1 prill 2016, në orët e para të mëngjesit (rreth një orë pas mesnatës) në rrugën “Kokonozi”, ku ka rënë zjarr dhe në flakë janë përfshirë katër mjete.

Sipas hetimit, nga zjarrvënia ku janë gjetur mbetje benzine, janë djegur automjetet tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamionçinë, automjete në pronësi të shtetasit V. Papajani 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në muajin prill, kur e reja u vuri flakën automjeteve të babait të të riut, vetë i dashuri i Mançellarit, Filip Papajani i ka rrëfyer policisë së mund të ishte ajo që e kishte kryer aktin, pasi marrëdhënia e tyre ndodhej në krizë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje