Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dogji 4 makina, lihet në burg Desara Mançellari

Dogji 4 makina, lihet në burg Desara Mançellari
April 04
10:35 2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lerë në burg 23-vjeçaren Desara Mançellari, e cila akuzohet për shkatërrim prone, pas djegies së katër makinave.

Nga hetimet e deritanishme, prokuroria ka gjykuar se Desara Mançellari ka vepruar në hakmarrje e sipër për shkak të konflikteve me familjen e ish-të dashurit.

Gjykata e Tiranës arsyetoi se vepra penale e kryer është e rrezikshme për shoqërinë dhe për të ka një masë dënimi nga 2-10 vjet burg.

23-vjeçarja u paraqit e qetë në gjykatë. Avokati i saj, Ferdinand Ndoja, deklaroi në gjyq se Desara është keqtrajtuar nga ish-i dashuri dhe familjarët e tij, që e kanë kërcënuar dhe i kanë bërë presion për të ndërprerë lidhjen.

 

Komento