Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Do të të publikojmë fotot nudo”-Dy vajza shqiptare kërcënojnë 80-vjeçarin italian

“Do të të publikojmë fotot nudo”-Dy vajza shqiptare kërcënojnë 80-vjeçarin italian
August 22
16:58 2019

Dy vajza shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se i kanë marrë shumën e 1500 eurove, një të moshuari italian, duke e shantazhuar.

Sipas mediave italiane, i moshuari nga Camposampiero kishte nisur të fliste me dy vajzat shqiptare në internet, ku madje kishin shkëmbyer edhe foto intime.

Kanë qenë vetë vajzat shqiptare që i kanë kërkuar fotot nudo dhe ai ua ka dërguar.

Pasi kanë parë fotot nudo të 80-vjeçarit, ato kanë menduar ta shantazhojnë në këmbim të parave. Të rejat i kanë thënë se nëse nuk u jepte para, ato do i publikonin fotot nudo në internet.

I moshuari u ka dhënë 1500 euro, por ato kanë kërkuar më shumë. Ka qenë vetë i moshuari që ka bërë denoncimin e rastit në polici, ku brenda disa ditësh është bërë i mundur arrestimi i dy vajzave shqiptare që kanë shantazhuar të moshuarin.

Dy vajzat e arrestuara janë S.A., 23 vjeç, banore në Vogogna (Verbania), dhe PA. 27 vjeç, gjithashtu shqiptare, me vendbanim në Vogogna. Ato punonin si kamariere. Mësohet se gjatë kontrollit të policisë në banesën e dy  vajzave, janë gjetur edhe fotografi nudo të të moshuarve të tjerë, për të cilat mendohet se dy të rejat i kanë shantazhuar për shuma të caktuara parash./Blitz.al/

Komento
Shperndaje