Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Do të gëzonte për fitoren, kapiteni i Stuttgart humb babain në stadium

Do të gëzonte për fitoren, kapiteni i Stuttgart humb babain në stadium
December 17
23:06 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme pas fitores se skudrës së Stuttgart përballë Hertha Berlin. Festa është prishur e gjitha pasi babai i kapitenit 33-vjeçar Christian Genterka humbur jetën si pasojë e një infarkti.

Ai ka qenë i pranishëm në stadium në momentin kur zemra ka ndaluar. Klubi i Stuttgart ka lajmëruar ngjarjen e dhimbshme ku u shpreh se ndodhen pranë familjes në këto momente të vështira.

Përpara se të ndahej nga jeta kapiteni ishte lajmëruar për problemet e babait dhe u nis menjëherë për në tribunë për t’i dhënë ndihmën e tij por tashmë çdo gjë kishte mbaruar. Skuadra nuk arriti të shijonte këtë fitore e cila u kthye në një hidhërim për të gjithë lojtarët dhe të pranishmit.

/Blitz.al/

Komento

Shperndaje