Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Do na mungosh shumë!”, mesazh i ndjerë i nxënësve të “Qemal Stafës” për Xhuljeta Çunin

“Do na mungosh shumë!”, mesazh i ndjerë i nxënësve të “Qemal Stafës” për Xhuljeta Çunin
June 09
16:45 2018

19 vjeçarja Xhuljeta Çuni  është përcjellë sot në banesën e fundit.  Ajo u vra nga një djalë që thuhej se ishte idh-i dashuri i saj, Xhafer Mata i cili më pas vrau edhe veten. Në varrim kanë marrë pjesë edhe maturantët e gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në të cilin studionte edhe Xhuljeta.

Xhaferr Mata qëlloi dy herë me armë duke i marrë jetën në rrugën “Don Bosko” 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, e cila ishte nisur për në provimin e Maturës Shtetërore.

Në një mesazh në faqen zyrtare të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në ‘Facebook’ shkruhet:

Sot, në orën 12-00, përcollëm për në banesën e fundit maturanten tonë, Xhuljeta Çuni…Dhimbja është e madhe…
Zoti u dhëntë forcë familjareve për ta përballuar humbjen e bijes se tyre, të mirës, të bukurës Xhuli.
Do të mbajme mend gjithmonë si: kacurelsja e bukur, brune e ëmbël, nxënësja e papërtuar e bankës së pare…
Do na mungosh të gjithëve, Xhuljetë!”

Komento
Shperndaje