Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Djegia e mbeturinave, rrezik serioz”- Zv/ministri Sandër Lleshi jep urdhrin e radhës për Policinë

“Djegia e mbeturinave, rrezik serioz”- Zv/ministri Sandër Lleshi jep urdhrin e radhës për Policinë
November 07
17:30 2018

Zëvendës ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, mesa duket ka ardhur me qëllime të qarta në detyrë, pasi menjëherë pas urdhërit të parë, ka lajmëruar dhe një të dytë. Nisur nga protestat e fundit në Durrës për ndotjen, ai ka kërkuar Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën.

Djegia e mbeturinave është një problem serioz sidomos në qytetet si Tirana, Durrësi apo Vlora.

LETRA E PLOTË

I nderuar Z. Drejtor,

Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.

Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Komento
Shperndaje