Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djegia e flamurit, MPJ e Kosovës i dorëzon Notë Proteste Malit të Zi

Djegia e flamurit, MPJ e Kosovës i dorëzon Notë Proteste Malit të Zi
April 15
19:14 2016

Mbrëmjen e kaluar, disa persona të paidentifikuar kanë djegur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në qendër të Podgoricës. Lidhur me këtë incident, ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili ka kërkuar që të dënohen autorët e këtij krimi.

“MPJ e Kosovës ka dorëzuar Notë Proteste tek MPJ e Malit të Zi, duke kërkuar që autorët e këtij krimi të rëndë të gjinden dhe të dënohen. Ne kemi marrë edhe reagimin zyrtar që kjo ishte vepër vandale dhe do të dënohet rëndë.”, është shprehur Selimi.

Ai është shprehur më tej se akte të tilla nuk do të arrijnë të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan “lajmi.net”.

“Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie partnerësh dhe fqinjësore, radikalet ekstremistë në Malin e Zi tash e shumë vite po tentojnë të shkatërrojnë fqinjësinë e mirë duke kërcënuar dhe atakuar Republikën e Kosovës por nuk do të arrijnë.”, ka deklaruar ai.