Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djegia e autobusit në Krujë, ndërrojnë jetë dy të moshuara në Greqi

Djegia e autobusit në Krujë, ndërrojnë jetë dy të moshuara në Greqi
June 15
13:00 2016

Dy prej të moshuarave që ndodheshin në autobusin që u përfshi nga flakët pak kohë më parë në Krujë, kanë ndërruar jetë duke mos u rezistuar dot plagëve të marra. Ato ishin dërguar për mjekim të specializuar në Greqi, pasi kishin pësuar djegie të shkallës së fundit.

Viktimat janë Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Me zhvillimet e fundit, numri i viktimave nga djegia e aksidentit arrin në 3 persona. Autobusi me besimtarët ortodoksë ishte nisur për ekskursion nga Vlora, kur më 27 maj u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës.

Etiketimet
Shperndaje