Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dje në Elbasan, përveç festës së “Ditës së Verës” u mbajt dhe ky event interesant

Dje në Elbasan, përveç festës së “Ditës së Verës” u mbajt dhe ky event interesant
March 15
22:23 2019

Dje në ditën e verës , festë kombëtare në Shqipëripor karakteristikë e Elbasanit, kompania italiane BLG ka organizuar dy evente interesante dhe të rëndësishme nga pikëpamja kulturore .

Në pallatin e prefekturës së Elbasanit në bashkëpunim dhe në mbështetjen e lartë të Prefektit Gledjan Latja, u zhvillua ekspozita e piktorit ekspresionist Fabrizio Tedeschi me 37 vepra të reja për publikun, vizitë në të cilën edhe kryetari i bashkisë së qytetit u bë pjesëmarrës bashkë me deputetin Taulant Balla .

Ndërsa në qendrën “Turizmi” është zhvilluar një ekspozitë në te cilen janë paraqitur të gjitha fotografitë e qytetit të Elbasanit që i takojnë periudhës së luftës së parë botërore, me vëmendjen e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ndaloi për të parë koleksionin dhe ka vlerësuar organizatorët e ekspozitës . BLG  ka treguar shpesh që është e interesuar për territorin dhe traditat shqiptare  duke i respektuar dhe gjithashtu duke u bërë pjesë e saj.

 

Komento
Shperndaje