Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i Nehat Kullës dënohet me 30 ditë burg për vjedhjen e bankës në ish-Bllok

Djali i Nehat Kullës dënohet me 30 ditë burg për vjedhjen e bankës në ish-Bllok
September 20
14:31 2016

Nga Anduena Llabani

Robert Kulla, djali i një prej personazheve më të lakuar të botës së krimit, Nehat Kulla, do të qëndrojë edhe për 30 ditë të tjera në qeli. Edhe pse me shumë vonesë, seanca ndaj tij në Gjykatën e Apelit u zhvillua dhe trupi gjykues vendosi të lërë në burg, për 30 ditë, Robert Kullën. Ai është nën akuzë për vjedhjen e bankës në zonën e ish-Bllokut.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg, ndërsa Kulla e kishte apeluar këtë masë. Pas shqyrtimit të ankimimit, Apeli ka vendosur të lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie.

Robert Kulla, 35 vjeç, u arrestua së bashku me Roland Litin, 37 vjeç dhe Alan Babameton, 23 vjeç, pas grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë. Ai i ka mohuar akuzat, edhe pse në shtëpi i janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash./Blitz.al/

Komento
Shperndaje