Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i Fatos Nanos do i futet politikës? Merr postin e rëndësishëm në administratën shqiptare

Djali i Fatos Nanos do i futet politikës? Merr postin e rëndësishëm në administratën shqiptare
April 19
18:34 2018

Gjatë periudhës së fushatës në qershorin që kaloi, disa dalje publike të ish Kryeministrit Fatos Nano, u përkthyen nga media si një sinjal përkrahjeje për Edi Ramën. Duket se kjo ka bërë që djali i Fatos Nanos, Sokoli të ketë tashmë një post të mirë drejtues në administratë edhe pse kjo ka ardhur si pasojë e kalimit të provimit nga ana e tij.

Tashmë që lajmi është bërë i ditur, shumë komentues në rrjete sociale kanë aluduar se ndoshta ky është një sinjal që djali i Fatos Nanos do t’i hyjë politikës.

Sipas “Balkanëeb”, Sokoli do të drejtojë Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. AIDA është një nga agjencitë më të rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja.Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

 

Shperndaje