Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Divjakë – Tentoi t’i përdhunonte gruan në lokalin e tij, pronari vret me armë gjahu 42-vjeçarin

Divjakë – Tentoi t’i përdhunonte gruan në lokalin e tij, pronari vret me armë gjahu 42-vjeçarin
December 12
09:12 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesantën e së hënës në fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë. Viktima është shtetasi Judmir Stambolliu. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të fshatit Goriçaj.

Autori i vrasjes është Petrit Toromani, njëkohësisht edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.  Bëhet me dije se viktima, Judmir Stambolliu ishte problematik dhe kishte pirë në lokal dhe se dyshohet se më pas kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit dhe ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të vrasjes, Petrit Toromanit, i cili nuk është larguar nga vendngjarja. /Blitz.al/

Njoftimi i policisë së Lushnjes për ngjarjen

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje. Menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se: Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja. Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

 

Komento
Shperndaje