Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Divjakë – Qëllohet me plumb në kokë i moshuari. RENEA pretendon se ka qëlluar në ajër, familjarët japin tjetër version…

Divjakë – Qëllohet me plumb në kokë i moshuari. RENEA pretendon se ka qëlluar në ajër, familjarët japin tjetër version…
September 14
11:50 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë. Gjatë një kontrolli nga policia dhe forcat RENEA, është plagosur në rrethana misterioze një 77-vjeçar.

Sipas policisë, i moshuari Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së RENEA-s dhe ata kanë qëlluar në ajër, duke mohuar se kanë qëlluar në drejtim të tij. Forcat policore kishin rrethuar shtëpinë sepse dyshonin se aty fshiheshin dy të kërkuar. Nga ana tjetër, “News 24” raporton se të afërm të të plagosurit kanë treguar se ai po flinte gjumë teksa është plagosur në kokë dhe kanë mohuar se i ka bërë rezistencë policisë. Madje, thonë se 77-vjeçari kishte një armë me leje dhe nuk kanë pasur asnjë person në familje në kërkim për vrasje.

“Erdhi policia në katër të mëngjesit. Siç e shihni dhe vet ata qëlluan me armë. Qëlluan gjyshin, ishte i shtrirë në krevat. Në momentin që ka qenë duke u ngritur e kanë qëlluar në kokë. Ai është në spitalin ushtarak”.- është shprehur nipi i tij.

Ndërkohë, një i afërm tjetër thotë se Likën e kanë marrë si të ishte bandit dhe e kanë transportuar në spital, duke mos marrë përsipër fajin. Përveç videove dhe rrëfimeve nga familjarët e Haxhi Likës, akoma nuk ka një deklaratë zyrtare për ngjarjen nga RENEA dhe rrethanave se si mund të ketë ndodhur sulmi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje