Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Divjakë, një tjetër rast abuzimi me të miturit

Divjakë, një tjetër rast abuzimi me të miturit
May 20
10:06 2016

Në Divjakë është raportuar një tjetër abuzim seksual me një të mitur, e cila është një vajzë me inicialet L.N. ndërkohë që i akuzuari si përdhunuesi i saj është një burrë 31-vjeçar me inicialet SH.P.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Xeng të Divjakës dhe autori që ka kërkuar marrëdhënie seksuale me forcë me të miturën është aktualisht në kërkim nga policia.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe është ngritur akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Komento
Shperndaje