Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Divjakë, babë e bijë i rrëmben uji, mbytet 40-vjeçari, pushuesit shpëtojnë vajzën 7-vjeçare

Divjakë, babë e bijë i rrëmben uji, mbytet 40-vjeçari, pushuesit shpëtojnë vajzën 7-vjeçare
July 09
11:04 2017

Pushuesit e Divjakës janë tronditur mëngjesin e sotëm pasi kur ndodheshin për të pushuar në plazhin e zonës, kanë dëgjuar britma nga deti.

Një burrë bashkë me vajzën e tij të mitur ishin futur për t’u larë në det, por fatkeqësisht babai 40-vjeçar është mbytur pavarësisht reagimit të shpejtë të disa prej pushuesve, të cilët arritën të shpëtonin në kohë vajzën e vogël 7-vjeçare.

Policia bën me dije se:

“Sipas informacioneve të para, rreth orës 10:30, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”, shtetasin E.B., 40 vjeç, banues në Krutje dhe vajzën e tij të mitur 7 vjeçe, duke u larë i ka marrë rrjedha e ujit nga pakujdesia. Menjëherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur. Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,- përfundon lajmërimi zyrtar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje