Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditë e madhe! Sot BE vendos për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ditë e madhe! Sot BE vendos për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
June 18
10:30 2019

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë.

Sipas Ballkanweb, vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë që Komisioni Europian i hapi sërish dritën jeshile Shqipërisë dhe tha se vendi i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave.

Por pavarësisht këtij rekomandimi, shtyrja për në vjeshtë është përmendur nga disa zyrtarë gjermanë gjatë vizitave në Shqipëri. Kjo edhe për faktin që Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshëme. Kujtojmë që ky shtet madje ka kërkuar nga PE-ja që të rikthejë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje