Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dita=nata, erdhi ekuinoksi pranveror

Dita=nata, erdhi ekuinoksi pranveror
March 20
09:23 2017

Të gjithë ata që janë mërzitur me netët e gjata, duke dashur më tepër aktivitet dhe kohë gjatë ditës, sot mund të ndihen mirë, pasi është dita e ekuinoksit pranveror.

Dita sot barazohet me natën dhe për këtë vit ky fenomen astronomik nis në orën 10:28.

Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 25 dhe 26 marsit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë para.

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. /Blitz.al/

Share