Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dita e Dëshmorëve, opozita zhvillon homazhe: Ditë reflektimi, betejë për çlirimin e vendit

Dita e Dëshmorëve, opozita zhvillon homazhe: Ditë reflektimi, betejë për çlirimin e vendit
May 05
10:28 2016

Me rastin e 5 Majit që shënon Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, opozita ka zhvilluar e para homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, së bashku me ish-kryeministrin Berisha dhe të tjerë deputetë e kryebashkiakë, kanë nderuar në shenjë të rënët e kombit.

Në fjalën e tij, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vlerësoi flijimin e dëshmorëve të kombit në luftërat për lirinë e Shqipërisë dhe Kosovës, të drejtat e tyre në Maqedoni e Luginën e Preshevës.

“E sotmja është edhe një ditë reflektimi, reflektimi i PD para gjakut të dëshmitarët është beteja jonë deri në fitore për një Shqipëri të lirë, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit”, deklaroi ndër të tjera Basha.