Blitz

 Breaking News

“Dita Botërore e Infermierëve”, Rama dhe Manastirliu mesazh mirënjohje

“Dita Botërore e Infermierëve”, Rama dhe Manastirliu mesazh mirënjohje
May 12
09:20 2020

Në kuadër të ditës Botërore të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh falënderimi për ta në këtë kohë pandemie.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

Ajo theksoi se ka falënderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor.

Postimi i Manastirliut 

Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit🙏🏼
👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ Infemierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor!
#DitaBotëroreInfermierëve
#BASHKË

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh për infermierët. Një mesazh mirënjohje në ditën e tyre, për të cilën Rama thotë se nuk ka qenë kurrë kaq ndërkombëtare.

“MIRËMËNGJES😊
Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!

Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.
Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri🇦🇱
#RESPEKT🙏
#DitaNdërkombëtareeInfermierëve”, shkruan kryeministri Rama.

Share