Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Disney” heq krokodilin nga personazhet e animuara

“Disney” heq krokodilin nga personazhet e animuara
July 01
13:00 2016

“Disney” heq të gjitha referencat për krokodilët pas vdekjes së djalit dyvjeçar, trupi i të cilit u gjet i paprekur pasi u vranë 4 krokodilë gjatë kontrollit të lagunës. “Disney” ka vendosur të heqë krokodilët, duke mos i përdorur më si personazhe të animuar.

Fillimisht ata kanë hequr nga “Festivali i fantazisë” në parkun e “Disney”-t krokodilin “Tick Tock”, personazh te “Piter Pan”.  Është hequr krokodili te “Princesha dhe bretkosa”, në emisionin “Friendship faire castle show”.  Gjithashtu krokodili nuk do të përdoret për të bërë shaka apo për të treguar histori gjatë guidave turistike dhe turneut “Jungle Cruise” në “Disneyland”.

Pas vdekjes së fëmijës, “Disney” ka shtuar paralajmërimet dhe sigurinë  në parqe dhe vendpushime.

Shperndaje