Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diskutohet sot në Bruksel kodi telefonik i Kosovës

Diskutohet sot në Bruksel kodi telefonik i Kosovës
August 02
10:37 2016

Me ftesë të Bashkimit Europian, do të zhvillohet sot në Bruksel raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raund bisedimesh ka për qëllim arritjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, zbatim që është bllokuar prej një viti nga Serbia.

Në një prononcim për mediat, Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës bëri me dije se ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka udhëtuar një ditë më parë drejt Brukselit për të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve, përcjell Blitz.al. Pritet zhvillimi i një takimi mes saj dhe drejtoreshës për Çështjet e Europës Juglindore të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst, ku do të kërkohet që Serbia të heqë bllokadat dhe të zbatojë marrëveshjet për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësinë e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës.

Në këto bisedime, ministrja Tahiri do të jetë e shoqëruar nga delegacioni i ekspertëve të Republikës së Kosovës për çështjen e telekomunikacionit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje