Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Disa shpërthime në Siri, humbin jetën 65 persona

Disa shpërthime në Siri, humbin jetën 65 persona
May 23
11:31 2016

Rreth 65 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimeve të ndodhura në fortesat bregdetare të qeverisë siriane, sipas raporteve. Shpërthimet u regjistruan në qytetet Tartus dhe Jableh.

Referuar monitorimeve të një grupi britanik, disa prej shpërthimeve u shkaktuan nga sulmet vetëvrasëse. Mediat siriane shprehen se stacionet e autobusëve ishin në mesin e objektivave të sulmeve, ndërkohë që raportohet të jetë goditur edhe një spital.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë ende përsipër përgjegjësinë e sulmeve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje