Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diplomati sirian “fsheh” presidentin Assad. Ja se ku…

Diplomati sirian “fsheh” presidentin Assad. Ja se ku…
April 14
11:31 2016

Diplomati i lartë sirian Faisal Mekdad, ka tërhequr vëmendjen e fotografit të “Associated Press” me orën e tij të argjendit, ku binte në sy portreti i vogël por i pagabueshëm i presidentit sirian Bashar al-Assad. Fotografitë e Hassan Ammar, ku duket se si Mekdad mban të fshehur “zemrën e tij” nën mëngën e tij, kanë shkaktuar diskutime ndër analistë dhe gazetarë. Është ende e paqartë nëse një orë e tillë mundet të blihet edhe online.

Assad nuk është lideri i vetëm, që mund ta gjeni brenda një ore. Ju mund të blini orë dore me fytyrën e Barack Obamës, Donald Trump. Me shumë gjasa mundet të gjeni portretin e një lideri të fuqishëm se sa të një lideri liberal, si për shembull atë të presidentit të Francës, Francois Hollande.

Orët e shfaqura me fytyrën e Mao Ce Dunit, u shitën gjerësisht në Kinë, sidomos pas vdekjes së udhëheqësit kinez në 1976. Sipas ekspertëve, orët me portretin e tij, rezultojnë në histori si më të shiturat. Nuk mbeten prapa “fytyra e Libisë”, Muamar Gedafi apo e Irakut, Saddam Hussein. Gjatë dhunës që shpërtheu në 2011-n në Libi, një reporter u shpreh se ishte e mundshme të blije një orë me portretin e Gadafi-t për më pak se 10 dollarë. E sa i takon Huseinit, ai raportohet të ketë dhuruar me qindra “Rolexes” me fytyrën e tij.

Megjithatë, “Washington Post” shkruan se ora e Mekdad me portretin e presidentit sirian, nuk është e vetmja relikë. Një shumëllojshmëri suveniresh pro Assad-it mundet të gjenden në qytete ku ai qeveris.

assad2

Etiketimet
Shperndaje