Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diplomati Mal Berisha autoriteteve shqiptare: Shpallni ditë zie, mos prisni të numërohen viktimat!

Diplomati Mal Berisha autoriteteve shqiptare: Shpallni ditë zie, mos prisni të numërohen viktimat!
July 23
17:39 2016

Diplomati Mal Berisha kërkon nga Tirana zyrtare që të shpallë edhe ajo ditë zie për viktimat e shënuara në Mynih, ku njëra prej vajzave ishte me origjinë nga Tirana. Teksa falënderon autoritetet kosovare për mbështetjen, ai shprehet se për ndërmarrjen e këtij nderimi nuk duhet pritur të numërohen viktimat, pasi jeta e çdo njeriu ka vlerën e vet.

Reagimi i plotë i diplomatit:

Të dashur miq,

Shpreh keqardhjen e pafund për viktimat e aktit kriminal që ndodhi në Mūnih ditën e djeshme.

Po ashtu ndaj dhimbjen e thellë dhe i shpreh ngushëllimet mikut tim Gëzim Sulaj, qytetar shqiptar, ish- banor i Lagjes Nr. 9 në Tiranë, për humbjen e vajzës së tij, Sabine Gëzim Sulaj, edhe ajo e regjistruar në këtë lagje.

Ndërkohë, shpreh mirënjohjen për autoritetet e Republikës së Kosovës për shpalljen e ditës së nesërme ditë zie për humbjen e dy të rinjve me origjinë nga Kosova.

Ftoj autoritetet shqiptare që të bëjnë të njëjtën gjë për të renë shqiptare Sabine Gëzim Sulaj, që është një ndër viktimat. Për ndërmarrjen e një akti të tillë nderimi nuk duhet pritur që të numërohen viktimat. Çdo jetë njeriu ka vlerën e vet.

U prehtë në paqe ky engjëll, që në vend të jetës më të mirë jashtë atdheut gjeti vdekjen e tmerrshme!

R.I.P

 

/Blitz.al/

vajza

Etiketimet
Shperndaje