Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Digjet shtëpia në Pogradec, vdes djali, nëna me djegie të rënda

Digjet shtëpia në Pogradec, vdes djali, nëna me djegie të rënda
December 27
11:53 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bishnicë të Mokrës në Pogradec, ku është djegur një banesë e si pasojë ka vdekur një 30-vjeçar, ndërkohë që nëna e tij është dërguar me djegie të shumta në spital.

Mësohet se shtëpia është djegur gjatë natës së djeshme dhe familja ka qenë në gjumë.

30-vjeçari Ilirjan Elezi është gjetur i vdekur në një nga dhomat e banesës, ndërkohë që nëna e tij Bajrame Elezi është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në banesë, por mendohet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike për shkak të lidhjeve elektrike të vjetra në shtëpinë e familjes Elezi.

Bëhet me dije se djali me nënën e tij nuk ishin vetëm në banesë në momentin kur ka rënë zjarri, por bashkë me ta ndodheshin edhe bashkëshortja dhe vajza e vogël e të riut, të cilat kanë shpëtuar pa marrë plagë nga flakët. /Blitz.al/

Shperndaje