Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Digjet makina e ndërtuesit, policia heton kunatin e tij

Digjet makina e ndërtuesit, policia heton kunatin e tij
November 27
10:20 2017

Gjatë natës i është vënë zjarri një mjeti “Audi” në pronësi të një ndërtuesi në Tiranë, por që prej disa ditësh ishte në përdorim nga kunati i tij në Vlorë, pronar i një lokali në zonën e Lungomares.

“Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Uji i Ftohtë” ka marrë flakë një mjet. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip “Audi” është në pronësi të shtetasit G.R., banues në Tiranë, por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij, shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë”, – bëri të ditur Policia.

Nga hetimi paraprak, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi në pjesën e përparme të mjetit janë gjetur gjurmë lëndë djegëse (benzinë). Nga flakët automjeti është djegur në pjesën e përparme, po edhe në brendësi të tij. Sipas Policisë, 25-vjeçari Julian Malaj ka pohuar për grupin e hetimit se ai e kishte parkuar edhe herë të tjera në të njëjtin vend mjetin. Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me pronarin e “Audi”-t në Tiranë, shkruan “Panorama”. Por nuk ka të dhëna nëse ai ka precedentë apo konflikte. Gjithashtu, blutë nuk përjashtojnë as dyshimin që zjarrvënia të ketë lidhje me personin që e kishte në përdorim. Ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, gjithsesi Policia dyshon për shkak të konkurrencës apo edhe ndonjë konflikt të mundshëm të 25-vjeçarit”. Blitz.al/

Shperndaje