Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Digjen 3 automjete në Shkodër, përfshirë automjetin e drejtorit të doganës

Digjen 3 automjete në Shkodër, përfshirë automjetin e drejtorit të doganës
April 08
10:50 2016

Në doganën e Hanit të Hotit, 3 automjete janë përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Sipas të dhënave, një prej automjeteve i përkiste drejtorit të doganës, Elidon Beli, ndërsa një makinë tjetër është në pronësi të një inspektori, por emri i tij nuk është bërë ende i ditur.

Ndërsa për sa i përket automjetit të tretë që është djegur, ai ka qenë i bllokuar.

Grupi hetimor i policisë ende nuk di detaje apo shkaqe të ngjarjes, por pritet të raportojë më vonë pasi të jetë qetësuar situata.

Etiketimet
Shperndaje