Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dieta vegane kundër kancerit dhe të qenurit lesbike? Ndahet nga jeta videobloggerja e famshme…

Dieta vegane kundër kancerit dhe të qenurit lesbike? Ndahet nga jeta videobloggerja e famshme…
February 22
15:06 2018

Ajo ishte bërë një vegane, e bindur se dieta e re ishte në gjendje ta shëronte nga kanceri dhe ta ndalonte të ishte një lesbike. Mari Lopez, ylli i YouTube nga Texas humbi jetën në dhjetor kur tumori i saj preku gjakun, mëlçinë dhe mushkëritë. Mbesa e saj Liz Johnson me të cilën drejtonte kanalin e YouTube “Mari & Liz” pretendon se ajo që e vrau ishte një kthim në dietën që përmbante mish.

Vajza shpjegoi se halla e saj me anë të dietës vegane mund të mbijetonte, por nëna e saj ështe ajo që ë vrau sepse e ushqeu me mish dhe ushqim që e ngrohu në mikrovalë.

“Familja ime nuk e kuptonte mënyrën tonë të jetesës. E gjithë kjo ngjarje ndodhi sepse Mari po jetonte me mamanë time e cila i tregoi se duhej të hante mish. Kështu halla filloi të bënte gjëra që nuk i donte. Halla ishte kundër mikrovalës sepse ato kanë lidhje me tumorin, por mamaja ime e gatuante ushqimin duke e ngrohur në mikrovalë, gjithashtu i ka dhënë hamburger dhe ushqime të tjera të dëmshme për të.”- u shpreh Liz për revistën online “Babe”.

Sipas saj, këto janë asyet që sollën edhe ndarjen nga jeta të hallës. Të dyja u bënë të njohura nga videot e tyre në të cilat shpjegonin me një dietë vegane dhe duke pirë lëngje frutash mund të ishte një zgjidhje për t’u përballur me kancerin. “Liz & Mari” gjithashtu kishin shpërndarë receta të detajuara për të eliminuar “toksinat e kancerit”. Mari Lopez, në një video ishte shprehur se ajo po shërohej nga sëmundja prej kësaj diete dhe me besimin në Zot ishte “shëruar” edhe nga tendencat për t’u kthyer në një lesbike.

Komento
Shperndaje