Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dibra”, demokratët kritikojnë ashpër Bashën. Majlinda Bregu: Ndihet boshllëku nga ikja e Berishës

“Dibra”, demokratët kritikojnë ashpër Bashën. Majlinda Bregu: Ndihet boshllëku nga ikja e Berishës
September 14
16:52 2016

Mbledhja e Partisë Demokratike është karakterizuar nga debate dhe kritika të ashpra adresuar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Demokratët Majlinda Bregu, Eduard Selimi dhe Arben Imami i adresuan humbjen opozitës duke e fajësuar për rezultatin.

Sipas Majlinda Bregut, largimi i ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ka lënë boshllëqe që ende nuk janë zgjidhur.  “E dija boshllëkun që do të linte ikja e Berishës. Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë. Dhe i mori të gjitha Rama. Si ka mundësi që gjithë ai përqendrim atje nuk shtoi një votë. Nuk bëhet dasma me krushq.”, është shprehur ajo.

“Kërkoj mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të diskutuar lidershipin e PD. Janë katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë. Nuk mund të shpjegohen humbjet vetëm me blerjen e votave.”, ka deklaruar nga ana tjetër Eduard Selami.

Në daljen për mediat pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar se Partia Demokratike do të riinstalojë lirinë e votës pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje