Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër, qëlloi veten me armë zjarri, tha se e qëlluan

Dibër, qëlloi veten me armë zjarri, tha se e qëlluan
November 20
17:36 2016

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Dibër, ku një 39-vjeçar i cili kishte qëlluar veten me armë zjarri ditën e djeshme, tha se e kishin qëlluar. Por pas ekspertimit të policisë në vendin e ngjarjes dhe marrjes së dëshmisë së personit të plagosur, ka rezultuar krejt e kundërta.

Andi Losha, 39 vjeç, shkoi në spital pas plagës së vetëshkaktuar dhe dëshmoi te policia se i kishin ngritur pritë dhe kishin tentuar ta vrisnin.

Pas kësaj dëshmie, policia në bashkëpunim me prokurorinë filluan hetimet për këtë çështje, për të zbardhur rrethanat dhe vendin e ngjarjes. Por pas hetimit ka rezultuar se ky shtetas ishte vetëplagosur me një armë zjarri pistoletë. Pak metra larg vendit të ngjarjes policia ka gjetur armën e zjarrit, si dhe gëzhojën e plumbit.

Pas përfundimit të hetimit, Losha është ndaluar nga polica dhe tashmë akuzohet për “Kallëzim të rremë”.  /Blitz.al/

Shperndaje