Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër – qarkullonte me armë zjarri, arrestohet në flagrancë shtetasi

Dibër – qarkullonte me armë zjarri, arrestohet në flagrancë shtetasi
October 14
09:41 2016

Nga Anduena Llabani

Qarkullonte me armë zjarri në makinë në drejtim të Peshkopisë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë “TT” me 8 fishekë.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, gjatë pasdites së djeshme kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe konkretisht:

Shërbimet e Policisë Dibër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në aksin rrugor rural Kastriot-Peshkopi një shtetas po qarkullonte për në drejtim të qytetit të Peshkopisë me automjetin e tij dhe me armë zjarri me vete, menjëherë kanë organizuar një pikë kontrolli në këtë aks rrugor.

Si rezultat u bë e mundur ndalimi i automjetit tip Opel DI 48 83 A, që drejtohej nga shtetasi Jetmir Basha, 28 vjeç, banues në Deshat të Njësisë Administrative Kastriot.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “TT”, me 8 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para proceduriale është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Basha për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Policia po vijon hetimet në bashkëpunim me prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale, si dhe për arsyen e lëvizjes me armë pa leje në drejtim të qytetit të Peshkopisë./Blitz.al/

s3 s2

Komento
Shperndaje