Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër – Përfundon numërimi i votave. Muharrem Rama shpallet fitues

Dibër – Përfundon numërimi i votave. Muharrem Rama shpallet fitues
September 12
18:58 2016

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë në Dibër.

Pas 18 orësh numërimi të 118 kutive nga e gjithë Dibra, rezultati përfundimtar nxjerr fitues kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Muharrem Rama, i cili mori gjithsej 18.597 vota, pra 56.3% të totalit.

Sherefedin Shehu ka arritur të fitojë gjithsej 14.435 vota, pra 43.7%.

Kujtojmë se ky votim i ri erdhi pasi ish-kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, u lirua nga detyra pas videoskandalit ku i kërkonte favore seksuale një vajze të re në këmbim të një vendi pune.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, procesi zgjedhor në Dibër ka qenë i qetë, edhe pse akuzat e kundërakuzat nga të dyja kahet politike nuk kanë munguar gjatë këtyre ditëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje