Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër, operacion antidrogë i koduar “Piramida”. Policia Kufitare sekuestron 122 kg lëndë narkotike

Dibër, operacion antidrogë i koduar “Piramida”. Policia Kufitare sekuestron 122 kg lëndë narkotike
December 13
10:14 2016

Nga Anduena Llabani

Operacioni nga Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen nga Policia Kufitare 122 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, që transportohej me një kafshë dore.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve shpall në kërkim poseduesin e lëndës narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në afërsi të Piramidës E-14/3, e cila kufizohet me fshatin Kllobçisht të njësisë administrative Maqellarë, rrethi Dibër dhe me fshatin Banjisht, komuna Dibër e Madhe, Maqedoni, gjatë patrullimit në vijën e gjelbër kanë konstatuar një shtetas me një kafshë dore të ngarkuar me çanta të dyshuara me lëndë narkotike që po lëvizte në drejtim të kufirit maqedonas.

Menjëherë janë vënë në ndjekje të tij si dhe kanë njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ku në ndihmë të tyre kanë shkuar specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve.

Shtetasi që transportonte lëndën narkotike, sapo ka konstatuar që po e ndiqte policia, ka braktisur kafshën dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe errësira.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur 1 (një) kafshë ngarkese (kalë) i ngarkuar me 7 (shtatë) thasë, 5 (pesë) çanta plastmase dhe 2 (dy) qese plastmase të zeza të mbushura me lëndë të dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 122 (njëqind e njëzet e dy) kg.

Sektori kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër pas një pune profesionale në bashkëpunim me Policinë Kufitare bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit S.I., si autor i dyshuar për transportin e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet në ngarkim të shtetasit S.I., me banim në një fshat të njësisë administrative Maqellarë, rrethi Dibër, i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/a i Kodit Penal./Blitz.al/

q1 q3 q4

Shperndaje