Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër, nis procesi i votimit për kreun e Bashkisë

Dibër, nis procesi i votimit për kreun e Bashkisë
September 11
09:10 2016

Ditën e sotme në Dibër zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë. Sipas informacioneve të mëparshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Dibër janë 118 qendra votimi dhe rreth 57.018 zgjedhës që do të hedhin votën e tyre.

Dy kandidatët pretendentë për kreun e bashkisë janë Muharrem Rama i ASHE-së dhe Sherefedin Shehu i APD-së. Njëri prej tyre do të zërë vendin e ish-kryebashkiakut të majtë, Shukri Xhelili, i cili u shkarkua nga detyra si pasojë e një videoskandali seksual, ku i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune.

Votimet në Dibër kanë nisur, edhe pse jo në orën 7:00, pasi ka pasur ndryshime të komisionerëve në minutat e fundit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje