Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër, KQZ: Partitë ndryshuan pothuajse të gjithë komisionerët

Dibër, KQZ: Partitë ndryshuan pothuajse të gjithë komisionerët
September 10
14:11 2016

Një ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve në Dibër, partitë politike kanë ndryshuar pothuajse të gjithë komisionerët. Lidhur me ecurinë e procesit elektoral, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se partitë politike kërkuan ndryshimin e anëtarësisë së komisionerëve në qendrat e votimit.

Konkretisht, kanë ndryshuar anëtarët e 116 nga 118 qendrat e votimit që janë gjithsej. Në njoftimin e saj, KQZ sqaron se partitë politike kërkuan ndryshimin e komisionerëve përpara shpërndarjes së bazës materiale.

“Ndryshimi i 98.3% e anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit, bën që edhe ata pak komisionerë të trajnuar nga KQZ, të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së, e cila bën të ditur se po merren masat që komisionerët të trajnohen para marrjes në dorëzim të bazës materiale zgjedhore për qendrat e votimit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje