Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dibër, kapen armë, municione e drogë. Arrestohen 2 persona

Dibër, kapen armë, municione e drogë. Arrestohen 2 persona
December 05
10:03 2016

Në një operacion policor të zhvilluar në zonën e Dibrës janë arrestuar 2 persona, të cilët posedonin një arsenal armësh e municionesh si dhe drogë e lëndë drusore të prera ilegalisht.

Policia bëri me dije se arrestoi në fshatin Muhurr 42-vjeçarin Maksim Prençi, të cilit i janë gjetur 3 kilogramë drogë dhe 30 metër lëndë drusore të prera ilegalisht.

Gjithashtu është arrestuar 58-vjeçari Sami Toçi, në banesën e të cilit është gjetur një kallashnikov e 130 copë fishekë të cilat i kishte pa leje.

Gjithashtu, po gjatë këtij operacioni, policia ka evidentuar dhe goditur edhe një rast të vjedhjes së energjisë elektrike, ku u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi R. M., 71 vjeç, lindur dhe banues në  fshatin Muhurr, njësia administrative Muhurr -Dibër, pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në linjën elektrike që furnizonte banesën e këtij  shtetasi, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, pasi ishte lidhur një tel përcjellës i energjisë elektrike në linjën kryesore dhe furnizonte me energji jashtë sahatit  banesën e shtetasit R. M.  /Blitz.al/

policia

policia-1

 

policia-4

policia-3

Share