Dibër, gjenden dy turistët e humbur në malin e Korabit

April 01
10:51
2016
Dy turistë të huaj, një francez dhe një çek, humbën kontaktet që prej ditës së djeshme. Ata ishin të pajisur me GPS, por policia nuk arrinte të lokalizonte vendndodhjen, gjë që i shtyu të nisnin kërkimet.
Forca të policisë bashkë me banorë të zonës kanë arritur t’i gjejnë dy turistët në malin e Korabit dhe i kanë dërguar për kontroll në spital.