Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër – E moshuara pranon se i janë dhënë lekë për të votuar kandidatin e majtë

Dibër – E moshuara pranon se i janë dhënë lekë për të votuar kandidatin e majtë
September 11
21:15 2016

Vazhdojnë ‘përplasjet’ në Dibër, edhe pse tashmë votimi është mbyllur.

Pas denoncimeve të ndryshme gjatë ditës për tentativë të manipulimit të votimeve apo për presionet e ushtruara nga militantë të të dyja kampeve, “News24” sjell një rast që nuk lë shumë vend për komente.

Sipas saj, është marrë prononcimi i të moshuarës Zelie Gjoni, e cila është shprehur se është paguar me shumën e 20 mijë lekëve të vjetra për të votuar kandidatin e majtë, Muharrem Rama.

Për momentin nuk ka informacion shtesë rreth kësaj çështjeje.

Ndërkohë, të dyja kampet politike kanë dalë me deklarata fitoreje.

Zëdhënësja e shtabit të PD-së, Irini Shehu është shprehur se kandidati Sherefedin Shehu ka fituar bindshëm, kurse nga krahu tjetër, deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka thënë më parë se fituesi do të jetë M. Rama, falë shprehjes së vullnetit të popullit dibran. /Blitz.al/

nona

Shperndaje