Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dibër – Babai përdhunon të bijën 15-vjeçare

Dibër – Babai përdhunon të bijën 15-vjeçare
August 19
12:12 2016

Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur sot Dibrën!

46-vjeçari Guri Përgjegji akuzohet nga policia se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën E.P., 15 vjeç, duke e lënë atë në një gjendje të rënduar psikologjike!

Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, arrestimi i Përgjegjit është bërë pas 12 orë kërkimesh, në fshatin Kastriot.

Bazuar në të dhënat e para, e mitura është gjetur nga policia në shtëpinë e xhaxhait të saj, për të dhënë më pas dëshminë me detaje, gjë që u vërtetua nga ekspertiza mjeko-ligjore.

“Shtetasja E.P., 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.” – citon Policia.

Nga rrëfimi i vajzës, ditën e enjte rreth orës 11:00, babai i saj biologjik ka kryer marrëdhënie me dhunë me të, në një zonë të pyllëzuar të fshatit.

Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit dhe më pas do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Dibër. /Blitz.al/

Shperndaje