Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Di 6 gjuhë të huaja, por Gjermania do ta dëbojë 17-vjeçaren shqiptare

Di 6 gjuhë të huaja, por Gjermania do ta dëbojë 17-vjeçaren shqiptare
June 18
11:54 2017

Një 17-vjeçare shqiptare me emrin Edvina (foto ilustruese) do të dëbohet nga Gjermania në vendin tonë menjëherë pasi të përfundojë studimet që ka nisur atje.

Mediat gjermane shkruajnë se ajo është e talentuar në disa fusha si muzika dhe linguistika, pasi di 6 gjuhë të huaja.

“Ajo është një adoleshente e jashtëzakonshme, falënderoj Zotin”,- tha at Michael Mertins, prift i një prej kishave ku ajo shkon në meshë.

Por ajo deri më 31 korrik duhet të lërë Gjermaninë dhe të kthehet në Shqipëri.

Ina, në vitin 2015, shkoi në Dortmund së bashku me familjen e saj, përmes Italisë, e pastaj me autobus në Gjermani, ku aplikuan për azil.

Që nga vjeshta e para 2 viteve ajo ka mësuar në shkollën “Droste-Hulshoff”, ku shumë shpejt zotëroi gjuhën gjermane ndërsa ra në sy për inteligjencën e saj.

Sot ajo flet gjashtë gjuhë, duke përfshirë atë gjermane, shqipen si gjuhë amtare dhe anglisht, frëngjisht, turqisht dhe spanjisht. Dy gjuhët e fundit i mësoi duke parë televizor, sidomos seriale turke e spanjolle.

Inës i pëlqen të këndojë dhe të aktrojë. Madje, ka pasur një rol në shfaqjen e shkollës që ishte mjaft zbavitëse.

Azili për familjen e saj ishte refuzuar më 12 prill të këtij viti./ Blitz.al/

 

Shperndaje