Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunonin dhe shfrytëzonin seksualisht 14-vjeçaren, arrestohen motër e vëlla në Durrës

Dhunonin dhe shfrytëzonin seksualisht 14-vjeçaren, arrestohen motër e vëlla në Durrës
October 05
10:44 2016

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • L.P. 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës;
  • Malvina Skura, 19 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke ushtruar dhunë fizike, kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.

E mitura kryente marrëdhënie me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesës 3 000 – 5 000 lekë.

Të arrestuarit kanë marrëdhënie familjare midis tyre, motër e vëlla.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese” në bashkëpunim, parashikuar në nenin 114/2, 25  të Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje