Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunoi të atin në shtëpi, lihet në burg Vladimir Gjuta

Dhunoi të atin në shtëpi, lihet në burg Vladimir Gjuta
June 22
12:50 2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur të rikthejë në burg Vladimir Gjutën, i cili akuzohet së fundmi se ka dhunuar babanë e tij. Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Gjutës ka kërkuar që ndaj klientit të tij të vendoset masa mjekësore “Arrest spitalor” për shkak të problemeve psikologjike me të cilat Gjuta është hasur.

Avokati ka deklaruar se i akuzuari merrte mjekime për largimin e stresit dhe sa i takon akuzës për dhunë në familje, Gjuta ka pasur vetëm një debat me babanë e tij për të mjekuar të birin e sëmurë. Vladimir Gjuta njihet nga drejtësia shqiptare për vënien e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzë që u rrëzua më vonë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje