Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunoi gruan në mes të Vlorës, burg për 44-vjeçarin. Shprehet në gjykatë: Ishte momentale

Dhunoi gruan në mes të Vlorës, burg për 44-vjeçarin. Shprehet në gjykatë: Ishte momentale
June 09
12:55 2016

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Ilirjan Pajo 44 vjeç, i cili u vu në pranga pas dhunës që ushtroi në publik ndaj ish-bashkëshortes. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtari Ervin Trashi dhe prokurorja Eranda Lazaj.

44-vjeçari ka refuzuar të mbrohet nga avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata. Gjatë marrjes në pyetje, ai e ka cilësuar ngjarjen si momentale dhe është shprehur se është takuar disa herë me ish-bashkëshorten Marsela. Ilirjan Pajo ka pranuar se nuk ka përmbushur asnjëherë detyrimin e tij financiar kundrejt fëmijëve, në shumën 15,000 lekë.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje