Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhunoi gazetarin Ilnica, arrest me burg për presidentin e Kastriotit

Dhunoi gazetarin Ilnica, arrest me burg për presidentin e Kastriotit
May 12
12:09 2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për presidentin e Kastriotit, Alban Voglin, i cili akuzohet se ka dhunuar gazetarin e “Telesport”, Eduart Ilnica.

Në seancën e zhvilluar sot, prokurori Saimir Hysa kërkoi që presidenti i Kastriotit të qëndronte në burg, ndërkohë që ky i fundit nuk e ka pranuar këtë akuzë.

Ngjarja u shënua më 9 maj dhe shkak mendohet se u bë një postim në “Facebook” i gazetarit Ilnica, i cili u dhunua barbarisht. Alban Vogli akuzohet për “plagosje të rëndë” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Etiketimet
Shperndaje